Brumi baze per krepa te embel ose te kripur

Sot do te shohim si pergatitet brumi baze per krepa. Kjo recete mund te perdoret si per krepat e embel te mbushur me nutella ose recel ashtu edhe per krepat e kripur te mbushur me djath kremoz dhe proshute ose salmon ose me cfare do lloj mbushje ju pelqen. Kjo recete eshte per gati 20 krepa me diameter 20-22cm, sekreti eshte ta pergatisini pak me pare masen qe te lini te shplodhet te pakten per gjysem ore.

 

Brumi baze per krepa

Per kete recete ju duhen perbersit e meposhtem:

  • 300 ml qumesht
  • 150 gr miell
  • 2 veze
  • 35 gr gjalp
  • nje maje gishtash me kripe shume te holle

Per te pergatitur brumin baze per krepat veproni ne kete menyre:

  1. Ne nje tas te thelle sitni miellin, shtoni nje maje gishtash kripe dhe trazoni me nje rrahese vezesh. Beni nje grop ne mes dhe shtoni vezet qe i keni rrahur pak me pare.
  2. Trazoni masen me rrahesen e vezeve por jo me shume fuqi, nderkohe filloni te shtoni qumeshtin avash avash duke vazhduar te trazoni me rrahesen e vezeve.
  3. Beni kujdes mos te formoni kokrriza tek brumi. E mbuloni me nje pecete dhe e lini te shplodhet ne temperature ambienti per 30 minuta.
  4. Pasi te kete kaluar gjysem ore e merni bazen e krepave dhe e trazoni serisht, vendosni ne zjarr nje tigan antiaderent (qe nuk ngjit) me diameter te pakten 22cm ose edhe me te madh.
  5. Lyeni bazen e tiganit me pak nga gjalpi qe keni ne dispozicion. Perdorni nje kartopecete per te perhapur gjalpin tek tigani i ngrohte.
  6. Shtoni tek tigani nje garuzhde te vogel (eshte masa per nje krep) dhe e perhapni duke kthyer tiganin ne te gjitha anet. Nese keni shkopin ne forem T qe perdoret per te hapur krepat aq me mire.
  7. Krepat piqen per gati nje minute nga nje ane… do te shikoni se anet e krepave do te stakohen nga baza e tiganit, ne kete moment do te thote se mund ta ktheni nga ana tjeter. E piqni per vetem 30 sekonda anen tjeter.
  8. I mbushni krepat me cfare te doni.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X