Baze per torte

Per te pergatitur baze per torte mjafton te ndiqni kete recete te shpejte dhe te lehte. Baza per torta ju duhet per te pergatitur embelsira me fruta, me recel ose me krem ose edhe me te gjitha se bashku. Baza e tortave ne pamje eshte nje mix nepermjet pandispanjes dhe kekut por ka nje menyre pergatitje te veten qe nuk ka lidhje fare me keto dy embelsirat me te cilat ngjan.

baze-per-torte-jubeftemire
Baze per torte

Per te pergatitur baze per nje torte te rrumbullakte me diameter 26/28 cm ju duhen:

Loading...
  • 75gr gjalp i shkrire
  • 75gr sheqer
  • 2 veze
  • 150gr miell i tipit 00
  • 1/2 qeske e vogel me fryres per embelsira
  • 2 luge gjelle me qumesht

Per te pergatitur bazen e tortes veproni ne kete menyre:

  1. Merni nje tas dhe hidhni brenda vezet dhe qumeshtin dhe i rrihni me nje rrahese ose me pirunj nese nuk keni rrahese ne shtepi.
  2. Shtoni sheqerin dhe rrihni serisht te gjithe perberesit deri sa sheqeri te ket shkrire komplet.
  3. Shtoni gjalpin qe e keni shkrire me pare dhe e keni lene te ftohet ne temperature. Rrihni serisht masen e tortes deri sa perbersit te perzien mire me njeri tjeterin.
  4. Ne fund filloni dhe hidhni miellin duke e situr siper tasit dhe duke trazuar me rrahese nga larte poshte. Eshte mire qe nje person tjeter te siti miellin nderkohe qe ju perzieni masen e embelsires.
  5. Shtoni fryresin e embelsirave dhe perzieni serisht.
  6. Vendosni bazen e tortes te piqet ne furre per gati 20 min ne 180°C (kontrollojeni nese eshte pjekur me nje krujtese dhembesh, nese e nguli tek baza e tortes dhe del e paster ateher torta eshte gati).
  7. Perdoreni bazen e tortes per embesliren qe kishit ne plan per te bere (dekoroheni siper me fruta, ose e lyeni me krem ose recel dhe siper dekoroni).

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje