Bakllava me pete te gatshme

Keto dite vendosa te beja bakllava me pete te gatshme. Per te bere petet e bakllavase jo vetem duhet te kesh shume kohe ne dispozicion por duhet edhe te dish ti besh pasi rezultati eshte shume i rendesishem. Petet e bakllavase jane perberesi kryesor i kesaj embeslire qe tashme nuk perdoret vetem per vitin e ri por mund ta gjeme ne cdo kohe edhe ne pasticeri. Fakti qe perdora ne kete recete pete te gatshme nuk e ndryshoi fare shijen e embelsires por edhe me cuditi pasi nuk e prisja qe do dilte kaq mire. Edhe pse mund ti keni petet te gateshme do ta besoni vete qe duhet perseri shume kohe per te pergatitur kete embelsire. Ne kete recete perdora gjalp me me pak kalori per te lyer petet kurse per sherbetin perdora gjalp te cilesise se mire pasi eshte kryesor ne shijen e bakklavase.

Bakllava me pete te gatshme

Per te pergatitur nje tepsi katrore me 2o porcione bakllavaje ju duhen:

Loading...
  • 1 tepsi drejtkendore
  • 2 pako me pete te gatshme drejtkendore
  • 1 kg arra te paqeruara
  • 120gr gjalp i lehte si ne figure (ose edhe normal si ta keni)
  • 1 kg shqer per sherbetin
  • 20gr gjalp te cilsise se larte per sherbetin
  • gjysem limoni


Per te pergatitur bakllava me pete te gatshme veproni ne kete menyre:

  1. Si fillim pastroni arrat dhe me pas i prisni me thike jo shume te imeta por dhe jo shume te medha… pak a shume ne madhesine e nje fare luledjelli.
  2. Merni gjalpin dhe e shkrini dhe me pas e mbani te xhytur ne nje ene tjeter me te madhe me uje te nzehte. Ne kete menyre gjalpi nuk do te ngri serisht por do te rri i lengeshem.
  3. Merni petet dhe i masni tek tepsia qe keni ne disposizion (I prisni petet me gershere ne masen e tepsise, une i ndava ne dysh pasi tepsia ime ishte saktesisht sa gjysem pete). Beni llogarite e peteve… duhet ti ndani ne 3 grupe me te njejten sasi petesh, ne kete menyre mund te mushni me arra bakllavane ne dy shtresa te ndryshme.
  4. Me ndihmen e nje furce kuzhine lyeni bazen e tepsise me gjalpin e shkrire. Merni grupin e pare te peteve dhe filloni ti shtroni nje e nga nje. Sa here shtoni petet lyeni siperfaqen siper me furce te zhytur tek gjalpi i shkrire.
  5. Kur grupi i pare i peteve te mbaroj shtoni gjysmat e arrave dhe i sheshoni mire ne te gjithe siperfaqen. Ketu shtoni pak me shume gjalp duke sperkatur me furce siper.
  6. Merno grupin e dyte te peteve te gatshme dhe i shtroni serisht nje e nga nje duke i lyer me gjalpe siper.
  7. Kur grupi i dyte i peteve te mabroj shtoni arrat qe keni dhe me grupin e trete te peteve vazhdoni shtrimin e bakllavase deri sa tu ngelen dy petet e fundit.
  8. Peten e parafundit e shtroni siper bakllavase dhe MOS e lyeni siper me gjalp por e lini ashtu sic eshte. Peten e fundit e mbani menjane pasi ju duhet kur te piqni bakllavane (do e vendosni siper ne fund para se te fusni ne furre bakllavane).
  9. Ndizni furrin ne 100°C dhe ne kohen qe furri nzehet filloni dhe prisni bakllavane avash avash ne thela sipas deshires tuaj. Une i preva katrore dhe dolen gjithesej 20 thela.
  10. Kur te keni perfunduar prerjen e bakllavase shtroni siper peten e fundit dhe e vendosni ne furre te piqet per gati 6 ore mos me shume…. deri sa ngjyra siper te behet kafe e embel.
  11. E nzirrni bakllavane nga furri dhe e lini te ftohet (Hidhni poshte peten siper qe mbrojti nga djegja bakllavane siper).
  12. Pergatisni sherbetin ne kete menyre:
  13. Merni nje tenxhere dhe hidhni brenda 1 liter e gjysem uje, shtoni sheqerin dhe e trazoni mire. Vendosni tenxheren ne zjarr deri sa te ziej. Duhet qe uji te avulloj te pakten 0,5 l.
  14. Nderkohe qe sherbeti  zien dhe trashet ne vellim shtrydhni brenda lengun e gjysem limoni (ky proces nuk le qe sherbeti te ngri dhe te behet kokrriza kur ftohet).
  15. Shkrini gjalpin mire deri sa te leshoj nje shkume te bardhe siper (e hiqni me nje luge shkumen). Do te ngelet vetem gjalpi ne ngjyre trasparente… e lini deri sa te mari ngjyre kafe te embel.
  16. E shtoni gjalpin e shkrire tek sherbeti, trazoni mire dhe e lini edhe 5 min te tjere ne zjarr.
  17. E hiqni sherbetin dhe e lini te ftohet pak (te jete i vaket). E shtoni sherbetin me ndihmen e nje qemsheje pak e nga pake mbi thelat e bakllavase. E lini bakllavane te regjet te pakten 2 dite.
  18. E sherbeni bakllavane ne temperature ambienti. Bakllavaja rron edhe 10-15 dite pasi nuk sherbeti sherben si konservues dhe nu e le te prishtet.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje