Receta Gatimi

Trilece me krem karamel

loading...

Pas shume e shume provash po u sjell ketu receten e embelsires trilece. Kjo embelsire eshte teper e mire dhe paraqitet shume mire kur e sherbejme, panaspaja e sherbetosur ne qumesht dhe karameli i lengeshem siper bejne nje mix perfekt shijesh. Sot do te shohim si te gatuajme trilece me karamel siper. Trilec-ja sherbeht siper me panna ose edhe me recel pelte luleshtrydheje, por per mua receta me e mire ngelet ajo me karamelin e lengeshem qe derdhet anash c’do pjese kur e prisni. Per te pergatitur kete emblesire sekreti qendron ne zgjedhjen e miellit! Duhet te perdorni dy lloj miellrash, ate qe perdoret per biskota dhe ate normal te embelsirave. Eshte pikerisht ky mix miellrash qe i jep panaspase ate shijen e vecente. Persa i perket emrit, tashme e dime te gjithe qe trilece do te thote 3 qumeshte. Kjo embelsire mer kete emer pasi sherbeti pergatitet me 3 lloj produktesh qumeshti te cilet jane: qumeshti normal, qumeshti panda si dhe panna. Me poshte vijon receta e trileces.

Per te pergatitur nje embelsiren trilece ne nje tepsi 25-30cm ju duhen perberesit e meposhtem:

Per panaspane:

  • 125gr miell per biskota
  • 125gr miell per embelsira
  • 125gr sheqer
  • 5 kokerra veze
  • 5 luge gjelle me uje te nxehte

Per sherbetin e qumeshtit dhe dekorin siper

  • 500gr qumesht
  • 500gr qumesht panda
  • 500gr panna te lengeshme
  • 1 pako ose tubet me panna te rrahur per ta shtruar mbi panaspa
  • 1  ene me krem karameli te gateshem per ta hedhur siper

Per te pergatitur trilecen veproni ne kete menyre:

trilece

Nje porcion trilece i mbuluar me krem karamel

  1. Si fillim perzieni dy miellrat me njeri tjetrin ne nje tas dhe i lini menjane.
  2. Merni vezet dhe ndani te verdhat nga te bardhat, te verdhat e vezeve i vendosni ne nej tas dhe shtoni sheqerin siper. Me nje rrahese rrihni te verdhat deri sa te trasformohen ne shkume te bardhe dhe sheqeri te kete shkrire plotesish.
  3. Merni te bardhat dhe i rrihni menjane ne nje ene tjeter deri sa te behen shkume, ne kete moment shtoni te verdhat dhe trazoni masen nga poshte larte ne menyre qe te mos humbasi vellimin.
  4. Shtoni tek masa miellin avash avash deri sa te mbaroj plotesish. Merni nje tepsi te rrumbullakte ose katrore e lyeni me pak vaj dhe e sperkateni me pake miell (kjo ndihmon te mos ngjitet embelsira), shtoni masen e panaspase qe sapo pergatitet dhe e vendosni ne furre ne 180° per 25-30 min.
  5. Provoni pjekjen me nje kruajtese dhembesh, nese del e paster nga panaspaja do te thote qe eshte pjekur. E nxirrni bazen e trileces nga furra dhe e lini te ftohet. Merni perseri nje kruajtese dhembesh dhe e cponi siper gjitheandej.
  6. Ne nje tas trazoni sebashku tre produktet e qumeshtit, qumeshtin normal, pandan dhe panna, e hidhni siper qe panaspaja te regjet. E vendosni embelsiren per 30min ne frigorifer.
  7. Nderkohe pergatisni pannan e rrahur, nese e keni tubet spry (me panna montata) panna eshte gati, nese eshte kuti (panna da montare) e rrihni me nje rrahese elektrike ose me rrahese normale dhe do te formoni nje mase te ngrire pothuajse.
  8. Nxirrni nga frigoriferi trilecen, me ndihmen e nje thike ose shpatulle shtroni siper pannan e rrahur derisa te mbuloni siperfaqen plotesisht, me bishtin e nje luge ose piruni beni disa vjaska siper per te krijuar si vale, shtoni siper karamelin e lengeshem dhe ne fund e prisni embelsiren ne feta!
  9. E lini trilecen ne tepsi te prere ne feta deri sa te sherbeni, gjithmone duke e konservuar ne frigorifer!

Trilecja eshte gati per ta sherbyer, Ju befte mire!

 

 

VOTO KETE RECETE ME YJE
recipe image
Emri i recetes
Trilece
Publikuar me
Koha e pergatitjes
Koha e pjekjes
Koha totale
Rezultati i votave
2.51star1star1stargraygray Based on 78 Review(s)

Lini nje koment

Menu Title