Receta Gatimi

Tortellini me leng mishi

Loading...

Kjo recete nuk mungon asnjehere ne dreken e krishlindjeve ne cdo shtepi italiane. Eshte nje recete tradicionale per krishlindjet dhe eshte pjata e pare qe sherbehet mbas antipastave. Per te pergatitur kete recete ju duhet te keni pergatitur me pare lengun e mishit. Edhe per lengun perdoret mishi i gjelit i cili para se te piqet ne furre i  jepet nje vale per te pergatiur lengun. Per te ditur si perhatitet lengu ndiqni receten e mishit te gjelit me leng! Tortellinit jane nje lloj makaronash te mbushura qe mund te gjeni ne c’do supermarket tek reparti i gjerave ne frigorifer pasi duhet te rrini te fresketa. Nuk ka recete me te lehte sesa tortellini me leng nese lengun e keni pergatitur me pare.

tortellini-me-leng-mishi

Tortellini me leng mishi

Per te pergatiur tortellini per 4 persona ju duhet:

Loading...
  • 1,5l leng mishi
  • 350gr tortellini
  • pak kripe
  • djath i grire kackavall (me prefernece).

Per te pergatitur makaronat tortellini veproni ne kete menyre:

  1. Merni nje tenxhere dhe hidhni lengun e mishit brenda dhe e vini te ziej dhe e rregulloni me kripe sipas deshires.
  2. Kur lengu te ket marr vale hidhni brenda tortellinit dhe i lini te ziejne. Kini kujdes pasi makaronat tortellini duan shume pak kohe per te qene gati.
  3. Ne momentin kur makaronat tortellini shfaqen ne siperfaqe te lengut do te thote se jani gati.
  4. I hiqni nga zjarri dhe i hidhni ne nje tas porcelani te bukur dhe i vendosni ne qender te tavolines.
  5. Sherbeni tortellinit direkt pasi sa me shume rrine ne uje aq me shume fryhen edhe brumi i tyre dhe marrin nje pamje jo te bukur.
  6. Sperkateni tortellinit me djath te grire siper nese dehsironi.

Ju befte mire!


Lini një Përgjigje

Menu Title