Torte me gjize cokollate dhe lajthi

Sot me kishte vajtur mendja per nje embelsire pak te vecant keshtu qe vendosa te pergatisja nje torte me gjize cokollate dhe lajthi. Kjo embelsire do tu sjelli humorin ne vend nese jeni pak poshte me moralin. Nuk e di pse por mua me bejne kete efekt embelsirat edhe cokollatat, jane si terapi sidomos kur jashte eshte nje kohe e keqe dhe me shi. Ne kete recete do te shohim se si te gatuajme nje emeblsire pak ndryshe nga ato qe gatuajme shpesh here.

 

Torte me gjize cokollate dhe lajthi

Per te gatuar kete embelsire ju duhen 3 grupe perbersish. I pari grup eshte per te pergatitur bazen e tortes, i dyti per te pergatitur mbushjen ndersa i treti per dekorin:

Per bazen

  • 200gr miell i tipit 00
  • 50gr cacao
  • 120gr gjalp
  • 2 veze
  • 100gr sheqer kallami

Per mbushjen

  • 100gr sheqer (50gr i bardhe dhe tjetri shqer kallami)
  • 250gr gjize
  • 1 veze e plote dhe 1 e verdhe veze
  • 100ml panna e lengeshme
  • Per dekorin
  • 250gr cokollate e shkrire
  • 100gr lajthi

Per te pergatitur torten me gjize veproni si udhezimet me poshte ose shikoni video receten:

  1. Merni  nje tas dhe hidhni brenda miellin dhe me pas shtoni kakaon siper.
  2. Merni gjalpin ne temperature ambienti dhe e prisni siper ne kubile, shotni sheqerin dhe ne fund te dyja vezet.
  3. Puoni me duar masen per te pergatitur bazen e tortes.
  4. Kur baza te jete uniforme e lini te pushoj per gati gjysem ore. Nderkohe merni nje tepsi te rrumbullakte me diameter pak a shume 28cm dhe mbulojeni me leter e lyeni siper letren me pak gjalpe. Ndizni furrin ne 180° dhe e lini te nzehet.
  5. Merni bazen e brumit dhe e hapni me dore tek tepsia deri sa te formoni bazen si dhe anet e saj. (Majftoni te ndiqni formen e tepsise).
  6. Mbuloni bazen e tortes me leter siper dhe e mbushni me kripe te trashe… ky proces behet per te mos lene te fryhet baza por te kete tamam formen e tepsise. Kujdes me kripen pasi nuk duhet te bieri ne kontakt me embelsiren. Mund te perdorni ne vend te kripes se trashe edhe fasulet.
  7. Futni ne furre bazen te piqet per vetem 10 minuta. Nderkohe pergatitni mbushjen e tortes.
  8. Merni nje tas dhe hidni brenda sheqerin, gjizen, nje veze te plote dhe nje te verdhe veze, shtoni pannen dhe me ndihmen e nje rrahese vezesh trazoni mbushjen e tortes deri sa te behet homogjene.
  9. Nzirrni torten nga furri, hiqni me kujdes kripen dhe letren qe mbulonte bazen e tortes. Shtoni mbushjen e mebelsires dhe e vendosni serisht ne furre te piqet per gati 20-25 minuta ne temperature me te ulet 160°C.
  10. Kur embelsira te jete pjekur e nzirrni dhe e lini te ftohet. Nderkohe ju pergatisni dekorin.
  11. Shkrini ne banjomaria cokollaten dhe pastroni lajthite. Disa i lini ne forme te plote kurse disa i girni.
  12. Dekorni fillimisht torten me anet e bazes qe mund te jene me te larta dhe teprojne, me pas shtoni lajthite dhe ne fund me nje luge derdhni siper fije cokollate ne menyre te crregullt.
  13. Torta eshte gati. Ju befte mire

Lini një Përgjigje

Menu Title
X