Sallate orizi e fresket

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim sallate orizi te fresket! Sallata e orizit eshte nje pjate e pare teper e shkelqyer per stinet e ngrohta, pasi shpesh here nuk dime c’fare te hame, jemi te lodhur duke ngrene vetem sallate me domate ose jeshile, duam nje pjate te pare te vertete por edhe te fresket. Sallata e orizit ka nje te mire se mund ta pergatisni qe ne darke dhe ta hani diten e neserme, mjafton ta konservoni ne frigorifer… sa me shume kalojne oret aq me shume orizi mer shijet e perberesve.

sallate-orizi

Sallate orizi

Per te pergatitur sallate orizi per 4 persona ju duhet:

  • 1 filxhan caji me oriz per risotto
  • 1 vazo qelqi me perime nen vaj apostafat per sallate orizi
  • 2 domate sallate
  • 2 wurstel
  • disa flete borziloku
  • pak kripe
  • 1 luge gjelle me vaj ulliri

Me prefernece mund te shtoni edhe perberesit e meposhtem per te bere akoma me te pasur shijen e sallates se orizit (por edhe nese nuk i shtoni shija do te jete gjithmone e mire):

  • 2 veze te ziera
  • djath mozzarella
  • 1 konserve me tonno peshku
  • pak uthull balsamike

Per te pergatitur sallaten e orizit veproni ne kete menyre:

  1. Si fillim zieni orizin, merni nje tenxhere dhe hidhni brenda dy filxhan caji me uje dhe e vini te nxehet.
  2. Kur uji te kete marre vale shtoni orizin dhe rregulloni me kripe. Trazoni orizin ndonjehere edhe nese ka akoma nevoj te ziej shtoni pak e nga pake uje.
  3. Kur orizi te kete zier e kulloni nese ka uje te tepert dhe e hidhni ne nje tas qelqi ose porcelani dhe e lini te ftohet ne temperature ambienti.
  4. Kur orizi te jete ftohur shtoni perimet e konservuara tek vazua e qelqit apostafat per sallaten e orizit (kujdes merni vetem perimet dhe jo vajin ne te cilin ato jane te xhytura).
  5. Shtoni wurtel duke e prere rrathe rathe, shtoni domatet e fresketa te prera ne copa te vogla ne fund shotni vajin e ullirit dhe gjethet e borzilokut te prera imet.
  6. Trazoni sallaten e orizit qe te gjithe perberesit perzihen mire se bashku. Nese keni edhe perbersit e metejshem i shtoni (mozzarella te prere ne kubike (ose tonno), vezet te prera ne thela per se gjati).
  7. Ne fund nese u pelqen uthulla balsamike e shtoni tek sallata e orizit disa pika dhe trazoni serisht! Vendosni sallaten e orizit ne frigorifer qe te ftohet dhe e sherbeni mbas minimumi gjysem ore.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X