Receta Gatimi

Recel me fiq te zinj me lekure

Loading...

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim recel me fiq te zinj ,e lekure. Per te gatuar reçelin e fikut nuk duhet shume kohe, por duhet pak kujdes sepse reçeli do trazuar shpesh here pasi duke e lene pa trazuar digjet ne fund dhe mere nje ere djegeje dhe nje shije te hidhur. Ju mund te perdorni recelin e fikut per te lyer buken ne mengjes dhe te shoqeruar me nje gote qumesht ose per te pergatitur embelsira te ndryshme si torte me recel fiku, croissant te mbushur me recel fiku etj.

Recel me fiq te zinj

Per te pergatitur 2 vazo me recel fiku (1kg) ju duhen vetem dy perbersit e meposhtem qe jane:

Loading...
  • 1 kg fiq te zinj te pjekur
  • 250 gr sheqer

Per te pergatitur recel me fiq veproni si me poshte.

  1. Merni fiqte i lani me uje dhe i lini 2 minuta te kullojne ne nje kullenjse, pastaj merni nje tenxhere qe nuk ngjit (antiaderente) dhe hidhni fiqte brenda ashtu sic jane (pa i prepre ne copa) dhe i çoni ne zjarre mesatar  te ziejne.
  2. Pasi fiqte te marin nje vale i hidhni siper sheqerin dhe i trazoni me luge druri deri sa sheqeri te jete shperndare ne gjithe masen e fiqve dhe te kete shkrire.
  3.  E lini tenxheren me recel fiku te ziejne rreth 25-30 minuta ne zjarre te avashem (ne flake shume te ulet). Ky proçes eshte shume i rendesishem sepse duhet qe ta perzieni shpesh here qe mos te krijoj shtres ne fund te tenxheres.Ne kte recete nuk perdoret uji pasi fiqte ziejn ne lengun qe nzjerrin vete.
  4. Kur shikoni qe fiqte dhe lengu marrin nje si pamje trasparente dhe ndricuese e hiqni nga zjarri dhe e lini te ftohet.
  5. E hidhni recelin me fiq ne vazo qelqi me kapak hermetik dhe i ktheni permbys (me kapak posht qe tu dali ajri). Reçeli i fikut ruhet ne vende te thata pa lageshtire.Kur e hapni duhet ta konsumoni brenda 3-4 diteve.

Ju befte mire !


Lini një Përgjigje

Menu Title