Profiteroles me krem chantilly dhe cokollate

Pasi pash nje nga pjeset e programit Masterchef Italia ku sfida ishte gatuaje Profiteroles, vendosa edhe une ti pergatisja. Sfida nuk eshte aq e thjeshte pasi para se te mesosh te pergatisesh profiteroles duhet te mesosh te pergatisesh kremin chantilly si dhe bignè ose sic e quajme ne: pasta shu. Profiterolet jane bignè te mbushur me krem chantilly dhe te mbukuar siper me krem cokollate.

 

 Profiteroles me krem chantilly dhe cokollate

Per te pergatitur profiteroles per 8-10 persona ju duhen perbersit e meposhtem:

Per 35-40 bignè (pasta shu) me diameter max 4cm

  • 150gr miell
  • 100gr gjalp
  • 250gr uje
  • 4 veze
  • nje mollez gishtash me kripe

Per kremin chantilly

  • 1/2 l qumesht
  • 130 gr sheqer
  • 4 te verdha vezesh
  • 50 gr miell
  • pak vanilje
  • 100ml panna te rrahur

Per mbulimin siper me cokollate

  • 200 gr cokollate te erret
  • 150 gr panna per embelsira

Per dekor

  • Panna te rrahur
  • Ose luleshtrydhe te fresketa

Per te per pergatitur profiteroles te mbushur me krem chantilly dhe te mbuluar siper me cokollate veproni ne menyren e meposhteme. Si fillim do te pergatisini bignè ose pasta shu, me pas kremin chantilly dhe ne fund cokollaten.

  1. Merni nje tenxhere dhe e vendosni ne zjarr me ujin dhe brenda hidhni gjalpin dhe pak fare kripe (1 mollez gishtash).
  2. Kur uji te filloj te ziej hiqni tenxheren nga zjarri, hidhni miellin dhe trazoni shpejte e shpejte me nje luge druri.
  3. Rivendosni serisht tenxheren ne zjarr te ulet dhe trazoni serisht derisa masa te shkeputet nga tenxherja si nje trup i vetem dhe pak me lluster.
  4. Hiqni tenxheren nga zjarri dhe e lini te ftohet, trasferoni masen e brumit ne nje tas qelqi ose plastike dhe shtoni vezet nje e nga nje tek brumi duke punuar mire me dore.
  5. Ne fund rezulati do te jete nje mase e bute dhe e lengeshme ne krahasim me fillimin e punimit.
  6. Hidhni masen ne nje sac à poche (qese xhep) dhe formoni topa te vegjel mbi tave ku me pare keni vendosur leter pjekje per mos ti ngjitur (konsideroni qe topat do te fryen pas pjekjes).
  7. Vendosni taven me bignè ne furre te piqen ne 200°C per gati 10-12 minuta ose deri sa te marin nje ngjyre kafe te embel dhe te jene fryre.

Tashme jeni gati te pergatisni kremin chantilly i cili behet me gjysem mase krem pasticerie dhe gjysem me panna…. me poshte hapa e pergatitjes.
  1. Vendosni qumeshtin ne nje tenxhere te vaket bashke me vaniljen.
  2. Nderkohe ne nje tenxhere tjeter rrihni vezet bashke me sheqerin derisa te behen si shkume e bardhe.
  3. Shtoni tek vezet miellin duke situr siper dhe duke trazuar me pas shtoni qumeshtin qe vaket me pare.
  4. Vendosni tenxheren ku keni te gjithe masen e kremit ne zjarr te ulet dhe me ndihmen e nje rrahese vezesh trazoheni kremin derisa te filloj te ziej.
  5. Kur kremi te mari vale dhe te jete trashur pak e hiqni nga zjarri. Ky eshte kremi i pasticerise por per ta trasformuar ne krem chantilly duhet te shtoni pannen.
  6. Merni pannen e rrahur deri sa te jete bere si shkume me shume volum dhe e hidhni siper kremit e pasticerise qe pergatitet, trazoni masen me nje luge druri derisa te formoni nje krem homogjen.
  7. Ky qe sapo pergatitet eshte kremi chantilly qe tashme eshte gati, e hidhni brenda nje qeske xhep (sac a poche) dhe filloni te mbushni bigne-te nje e nga nje duke i cpuar ne mes.

Nuk ju ngelet gje tjeter vecse te pergatisni cokollaten e shkrire per ta hedhur siper bigne-ve. Veproni si me poshte
  1. Merni nje tenxhere dhe hidhni brenda panna te pa rrahur por leng ashtu sic eshte brenda ne kuti.
  2. Kur panna te jete nzehur hidhni siper cokollaten e grire dhe trazoni derisa cokollata te shkrij plotesisht.
  3. Hiqni kremin e cokollates qe pergatitet nga zjarri dhe zhysni nje e nga nje bigne-te brenda me ndihmen e dy pirunjeve derisa te vishen me cokollate siper. (Mund edhe te hidhni cokollaten e shkrire direkt siper bigneve pa i xhytur… por  cokollata e shkrire do te rrjedhi edhe anash keshtu qe duhet te keni pak me shume)
  4. Si perfundim emebelsira qe asembluat tani ka marr emrin profiterole. I sistemoni profiteroles ne nje pjate duke formuar nje si piramide.
  5. Dekorni pjaten ose me luleshtrydhe ose me panna te rrahur.

Profiteroles jane gati per tu sherbyer, mund edhe ti conservoni ne frigorifer per nje ose dy dite.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X