Receta Gatimi

Pica me perime

Loading...

Ne receten e mepareshme pame se si te pergatisim bazen e pices, ndersa sot do te shohim si te pergatisim pica me perime. Nese nuk e keni pare se si behet baza e pices e shikoni ne kete recete: Receta e bazes se pices. Ne kete recete do te shohim pica me perime te bardhe, por nese doni te shtoni salce domate siper mjafton ta shtoni me nje luge gjelle. Ne kete recete do te pergatisim 4 pica me perime pasi brumi qe pergatitem per bazen ishte per 4 persona. Perimet e pices mund te jene te ndryshme, une nuk kam vendosur speca por juve nese u pelqejne mund ti shtoni.

pica-me-perime-jubeftemire

Per kete recete ju duhen:

Loading...
  •  1 patellxhane
  • 1 filxhan kafeje me ullinj
  • 2 kunguj
  • 2 domate
  • 2 djathe mocarela
  • argjinare ne vazo (nese keni)
  • vaj ulliri

Per te pergatitur picen me perime ndiqni udhezimet e meposhteme:

  1. Merni brumin e pices qe pergatitet si receta e mepareshme dhe formoni me radhe bazat e pices te larta me pak se 1cm.
  2. Merni tepsine dhe e lyeni pak me vaj qe pica mos te ngjitet dhe vendosni siper bazen e pices.
  3. Merni te gjitha perimet dhe i prisni ne feta sa me te holla te jete e mundur, me pas prisni mocarelen ne copa te vogla.
  4. Shtoni mbi bazen e pices si fillim djathin mocarela dhe me pas dekoroni me perimet qe keni ne disposizion dhe ne fund shtoni nje fill vaj ulliri siper.
  5. Piqni picat per gati 8-10 min ne furre te nxehur me pare ne 180°.

Picat jane gati, Ju befte mire!


Lini një Përgjigje

Menu Title