Receta Gatimi

Pica me djath kackavall dhe djath te bute

Loading...

A e mesuat si behet brumi per pica? Nese ako jo, ateher lexoni receten ketu:brumi baze per pica pasi per kete recete u duhet brumi i pices para se ta pergatisni picen. Pica me djath kackavall sieper si dhe djath te bute si stracchino ose edhe gjize e embel eshte nje eksplozion shijesh.

pica-me-djath

Per te pergatitur 4 pica me djath ju duhet te keni keta perberes:

  • brum baze per 4 pica
  • 2 mocarela
  • 1 vazo me salce domate
  • feta te holla djathi kackavall
  • nje pako me djath stracchino ose gjize te embel
  • nje grusht me ullinj te zinj
  • vaj ulliri

Per te pergatitur pica me djath kackavall siper veproni ne kete menyre:

Loading...
  1. Pasi te keni pergatitur brumin baze per pica e hapni dhe formoni 4 pete jo shume te trasha.
  2. Ndizni furrin ne 180° qe te nxehet me pare.
  3. Mbi bazen e pices hidhni siper salce domate si dhe disa copa djath mocarela (gjysem mocarele e ndani ne copa te vogla me dore) dhe e vendosni ne furre per 8-10 min.
  4. Kur pica te jete gati e nxirrni nga furri dhe e vendosni ne nje pjate te sheshte dhe vendosni siper fetat e holla te djathit kackavall si dhe 3-4 luge me stracchino ose gjize te embel, dekoroni me ullinjte e zinj dhe i sherbeni te ngrohta.

Ju befte mire!

 


Lini një Përgjigje

Menu Title