Receta Gatimi

Makarona me karkaleca dhe bizele

Loading...

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim makarona me karkaleca dhe bizele. Pjate shume e mire per keto dite akoma te nxehta. Nuk duhet te perdorni sugo shume te renda por te mundoheni te hani sa me shendetshem dhe sidomos te vendosni brenda recetave tuaja edhe perime. Ne kete recete bizelet perdoren per te krijuar kremin qe perdoret si baze mbi te cilat vendosen makaronat dhe disa kokrra bizelesh vendosen menjane per dekorin final te pjates.

makarona-me-karkaleca-dhe-bizele

Makarona me karkaleca dhe bizele

Per te pergatitur makarona me karkaleca dhe krem bizele ju duhen perberesit e meposhtem:

  • 300 gr makarona te gjata spaghetti Barilla                              
  • 250 gr karkaleca te pastruar
  • 200 gr bizele
  • 1 qepe te njome
  • 100 gr djath te grire
  • gjysem limoni
  • 3-4 gjethe borzilok
  • vaj ulliri
  • kripe e piper

 

Loading...

Per te pergatitur pjaten e pare me spaghetti dhe karkaleca e bizele veproni si me poshte :

  1. Hedhim bizelet te ziejne per 5 min. Me pas i kullojme duke len menjane pak uje nga uji i zjerjes e 3 luge bizele kokerr qe na duhen per ne fund.
  2. Marrin qepen e njome e grijme deri sa mbaron pjesa e bardhe e hedhin ne tigan te skuqet me bizelet e me dy luge vaj ulliri. I skuqim rreth 3-4 minuta me pas i marrin i kalojme ne mixer bashke me bizelet, pak vaj  dhe ujin (nga uji i zierjes se bizeleve). I shtojme krip sipas deshires dhe gjethe borziloku dhe i miksojme deri sa masa te jete homogjene.
  3. Marrin makaronat  i zjejme i kullojme dhe i hedhim ne nje kupe ku me pas u hedhim djathin e grire dhe i trazojme bashke me pak vaj ulliri.
  4. Me pas marrim karkalecat i presim ne copa te vogla u shtojme lekure e leng limoni, kripe dhe bizelet qe lam menjane me pare dhe i lem te marinohen per 5-10 minuta.
  5. Me pas marrim pjatat ne fillim shtrojme kremin e bizeleve e me pas i vendosim siper makaronat e karkalecat e bizelet te marinuar ne limon. I vendosim  nje gjethe borziloku, sperkateni me piper dhe pjata eshte gati.

Ju befte mire!


Lini një Përgjigje

Menu Title