Kek me dy ngjyra

Nese mendoni se keku eshte nje emebelsire banale e keni gabim, pasi ju mund te krijoni shume lloje keku. Me pare ne pame sebashku se si gatuahet keku me arra ne kete recete: Kek me arra dhe edhe ky lloj keku ishte paksa i personalizuar. Ne kete recete do te shohim kek me dy ngjyra dhe me arra. Shija eshte totalisht ndryshe pasi edhe procesi i pergatitjes eshte pak ndryshe.

kek-dyngjyresh

kek-me-dy-ngjyra

Kek me dy ngjyra

Per te pergatitur kek me dy ngjyra per 6-8 persona ju duhen perberesit e meposhtem:

  • 130gr miell per embelsira
  • 4 veze
  • 4 luge kafeje me kakao
  • 1 gote uji me sheqer
  • 1/2 gote uje me kos natyral
  • 50gr gjalp
  • 50gr arra te qeruara

Per te pergatitur kekun dyngjyresh veproni si me poshte.

  1. Ndizni furren ne 18o° dhe vendosni tepsine me te gjithe gjalpin te nzehet deri sa te shkrij plotesisht.
  2. Nderkohe merni nje tas dhe shtoni brenda te 4-ta vezet ne temperature ambienti, shtoni sheqerin dhe filloni te rrihni vezet me sheqerin deri sa te krijohet nje si shkume e bardhe siepr dhe sheqeri te kete shkrire pothuajse plotesisht.
  3. Nzirrni taven nga furri dhe e lini te ftohet, e lyeni gjithandej me gjalpin e shkrire dhe do te vini re se ka akoma gjalp (do tu duhet pak me vone, ne hapin 5)
  4. Ne kete moment shtoni kosin dhe rrihni serisht masen e kekut, me pas shtoni dalengadale miellin dhe trazoni nga larte poshte masen (kujdes mos e rrini energjetikisht pasi behet masa elastike).
  5. Kur te keni mbaruar masen e miellit, shtoni arrat e pastruara dhe te grira si edhe gjalpin e shkrire qe tashme eshte ne temperature ambienti (kujdes mos e hidhni gjalpin e nzehte siper) dhe trazoni serisht gjithecka.
  6. Merni masen dhe e hidhni 2/3 tek tepsia e embelsires, pjesen e mbetur (ose 1/3) e mbani akoma tek tasi pasi dueht te shtoni edhe kakaon.
  7. Shtoni kakaon tek masa e kekut dhe mbasi e keni trazuar mire filloni dhe e hidhni mbi tave duke i dhene formen qe doni. Une bera nje rreth por ju mund te perdorni fantazite qe doni.
  8. Vendosni kekun dyngjyresh te piqet per gati 35 minuta. E kontrolloni me nje kruajtese dhembesh nese eshte pjekur, nese kur e hiqni kruajtesen e dhembeve nga tava nuk ngelet asgje ngjitur ateher keku eshte gati.
  9. E sherbeni te vaket dhe te sperkatur me sheqer pluhur siper nese deshironi.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X