Fergese me mish qengji

Pasi provova per here te pare fergesen me gjize vendosa ta provoj ta modifikoj pak receten sipas deshires dhe perberesve qe kisha ne shtepi. Vendosa te pergatisja fergese me mish qengji, me saktesisht me disa brinj qengji.

fergese-me-mish-qengji-jubeftemire

fergese-me-mish-qengji

 

Fergese me mish qengji 

Per te pergatitur fergese me mish qengji per 4 persona ju duhet:

  • 8 copa brinj qengji
  • 350 gr gjize
  • 1 qepe
  • 2 thelpinj hudher
  • 1 luge vaj gjelle
  • 1 luge gjelle me salce koncentrat
  • kripe sipas deshires

Per te pergatitur fergesen veproni si me poshte dhe rezultati do te jete super!

  1. Merni nje tigan dhe hidhni brenda vajin e gjelles dhe dy thelpinjte e hudhres te pastruar dhe te shtypur me dore.
  2. Kur vaji te nzehet radhisni brinjet e qengjit dhe i skuqni nga te dyja anet por jo shume pasi pjekja do te mbaroj ne furre.
  3. Nderkohe qe skuqni mishin e qengjit pastroni qepen nga lekura dhe me pas e prisni ne kubike te vegjel.
  4. Hiqni mishin e pjekur nga zjarri dhe te vaji ku skuqet mishin shtoni qepen e grire dhe e kaurdisni mire deri sa te humbasi vellimin.
  5. Shtoni tek qepa salcen koncentrat te domateve dhe skuqni gjithecka bashke dhe ne fund shtoni 1 gote me uje.
  6. Shtoni siper gjizen dhe trazoni masen mire deri sa gjiza mos te ngelet copa copa po te formoni nje mase te njetrajteshme.
  7. Rregulloni me kripe masen dhe me pas rreshtoni mishin e qengjit siper dhe e vendosni ne furre per gati 30 min ne 180°.

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X