Embelsire me rrush

Sot do tu sjell receten e nje embelsire me rrush e cila eshte tipike e zones se toskanes. Kjo eshte nje recete e muajit shtator pasi eshte koha e vjeljes se rrushit! Embelsiren e gjejme ne c’do supermarket dhe ne c’do dyqan ushqimor.  Emri i recetes eshte schiacciata all’uva qe ne gjuhen shqipe perkthehet fjale per fjale (brum) i ngjeshur me rrush por ideja eshte nje kulac i embel me rrush. Kjo recete eshte me e mire kur perdorni rrush pa fare dhe eksluzivisht te zi. Shija do tu befasoj pasi nuk e prisni qe te dali kaq i mire, rrushi i zi trasformohet ne ngjyre vishnje dhe sukua i tij regj dhe embelson brumin. Me poshte vijon receta e embelsires!

Per te pergatitur nje tepsi katrore per 6-8 persona ju duhen:

  • 1 kg rrush i zi pa fare (rrush vere te kuqe)
  • 500 gr miell i tipit 00
  • 100 gr sheqer
  • 20gr maja buke
  • 3 luge mjalt
  • 2 luge vaj ulliri
  • 300ml uje
  • pak glikanxo (e gjeni me emrin anise eshte erze aromantike)

embelsire-me-rrush-receta

 

embelsire-me-rrush-jubeftemire

Per te pergatitur embesiren me rrush veproni ne kete menyre:
  1. Pergatisni brumin duke ndjekur udhezimet, merni majane dhe e shkrini nje nje filxhan me uje te vaket ( e hiqni nga masa 300ml ujit qe keni ne dispozicion  te gjithe per embelsiren). Tek uji qe ngeli shtoni 3 luge mjalt dhe e perzieni.
  2. Kur majaja te kete shkrire e shtoni tek uji me mjalte dhe e perzieni perseri ne menyre qe te gjithe perberesit te jene shkrire komplet.
  3. Filloni te ngjeshni brumin me ujin qe pergatitet me pare, kur te keni formuar nje mase me konsistencen e brumit te bukes formoni nje top dhe e mbuloni me nje pecete dhe e lini te pushoj per gati dy ore brenda ne furre te fikur (sa te dyfishohet vellimi).
  4. Merni rrushin dhe e lani mire duke i shkeputur kokerrat nje e nga nje dhe duke i vendosur te kullojne ne nje kullenjese makaronash.
  5. Kur brumi te jete gati e merni perseri dhe e punoni edhe nje here me  duar bashke me gjysmen e sheqerit dhe 2 luge vaj ulliri.
  6. Ndajeni brumin ne dy copa dhe formoni dy pete te trasha ne formen e tepsise ne te cilen do e piqni embelsiren me rrush.
  7. Lyeni tepsine me pak vaj dhe shtroni nje pete, shtoni gjysmat e kokrrave te rrushit, sperkateni me gjysmen e sheqerit te ngelur dhe pak erez aromantike glikanxo (me preferenze).
  8. Perseritni edhe nje here proceduren, duke shtuar peten e dyte, shtoni kokerrat e rrushit te zi te tjera qe u kane mbetur, sperkateni serisht me sheqerin e ngelur dhe e fusni embelsiren ne furre.
  9. Piqni embelsiren me rrush per gati 45 min ne 180°. Embelsira me rrush, ose schiacciata all’uva eshte gati kur siper te ket mar nje ngjyre te bukur te kuqerremte dhe vishnje si dhe lengu i rrushit te ket dale dhe te ket regjur embelsiren.

embelsire-me-rrush

Ju befte mire!

Lini një Përgjigje

Menu Title
X