Embelsire me kos biskota dhe qershi

Nje ide shume e mire  dhe e shpejte kur u vete mendja per gjera te embla ose edhe kur keni miq qe vine ne momentin e fundit eshte te pergatisni nje embelsire me kos biskota dhe fruta te fresketa. E sherbeni ne gote ose kupa te vogla qelqi per nje efekt akoma me te mire. Jo vetem qe prezantimi eshte fantastik por edhe shija eshte e mire pasi eshte nje mix shijesh. Per te pergatitur kete embelsir mjafton te keni ne shtepi kos natyral, biskota si dhe fruta. Ne kete rast une kisha qershi por i njejti efekt  viziv eshte nese keni luleshtrydhe ose fruta pylli. Ne 10 minuta embeslira me biskota, kos dhe fruta eshte gati.

Emblesire me kos, biskota dhe qershi
Emblesire me kos, biskota dhe qershi

Embelsire me kos biskota dhe qershi

Per te pergatitur 6-8 porcione (gota) ju duhen:

  • 500gr qershi (ose luleshtrydhe ose fruta pylli)
  • 100gr sheqer
  • 1/2 l kos natyral
  • 1 pako biskota oro saiwa

Per te pergatitur embelsiren ne gote me biskota mjafton te ndiqni hapat e meposhtem:

  1. Merni qershite (ose frutat e kuqe qe keni ne disposizion) dhe pasi i keni lare, i pastroni nga berthama, i prisni ne copa te medha dhe i hidhni ne nje tenxhere me pak fare uje te ziejn.
  2. Kur tenxherja mer vale hidhni sheqerin dhe e lini per 10 min te ziej deri sa lengu i qershive te trashet pak.
  3. Thermoni biskotat mire brenda ne nje pecete ose direkt ne mixer.
  4. Merni gotat e qelqit ose vazo te vogla qelqi pasi kane nje efekt me te bukur viziv dhe shtoni biskotat e grira deri sa te mbushni 1/3 e vazove.
  5. Merni kosin natyral dhe e shtoni siper deri sa te harrij ne 2/3 e gotes ose vazos.
  6. Shtoni siper qershite me pak leng siper cdo gote dhe e sherbeni.

E thjeshte apo jo? Ju befte mire!

 

Lini një Përgjigje

Menu Title
X