Receta Gatimi

Disa lloje makaronash

Loading...

Kur gatuajm receta me makarona duhet te dime edhe cfare lloj makaronash te perdorim. Jo te gjitha tipet e makaronave jane te pershtatshem per pjatat qe duam te realizojm. Ne kete artikull dua pikerisht tu sjell disa lloje makaronash nga me te perdorururat neper receta! Me saktesisht llojet e makaronave qe perdor ne recetat qe here pas here do te publikoj.

Si fillim do te shikojme tipet e makaronave te gjata, pasi jo te gjitha makaronat e gjata jane njesoj dhe mbi te gjitha nuk egzistojne vetem makaronat spaghetti ose spageti (sic i shkruajm ne ne shqip).

Me poshte po ju sjell disa lloje makaronash duke filluar nga ato te gjatat deri tek ato me te shkurtrat. Le te fillojme ateher me disa lloje makaronash te gjata te cilat jane:

Spaghetti: Jane makarona te gjata dhe te holla, perdoren shpesh ne pjata me salce peshku, ose me vaj dhe piper djeges ose karbonara… Ndryshojne nga numri qe gjeni mbi etikete…ky numer tregon trashesine e fijes se makarones. Numeri me i perdorur neper kuxhina eshte numeri 5 i cili eshte edhe me i shituri ne dyqan. Ka nje kohe zjerje te mesme si dhe pershtatet shume me salca te ndryshme.

makarona-spaghetti

 

Linguine: jane gjithmone makarona te gjata por jane ne forme pete ose gjuheze, emri vjen saktesisht nga forma e gjuhes e gjate dhe pete! Keto lloj makaronash perdoren shume me sugo me fruta deti ose me sugo me erza dhe agrume.

 

makarona-linguine

Tagliatelle: jane makarona te gjata por me te trasha dhe me te gjera, pergjithesisht pergatiten me me shume veze dhe ndahen ne copa te rrotulluara rreth vetes si tek figura e meposhteme! Keto makarona perdoren me panna, me sugo me kerpudha, ragu etj.

makarona-tagliatelle

 

 

Pas makaronave te gjata mund te shohim disa lloje makaronash te meseme te cilat jane:

Fusilli: makarona te shkurtra dhe te perdredhura, duken si forma e vidave te cilat jane te perdredhura rreth vetes, perdoren me sugo nga me te ndryshmet.

makarona-fusilli

Chiocciole: makarona te shkurtra te cilat kane formen e kermillit edhe emri ne italisht do te thote kerminj te vegjel, perdoren ne pjata me sugo si ragu! Jane shume te mira pasi forma e tyre ben te mundur mbushjen e tyre me sugo pasi i keni kulluar dhe i perzieni me sugon e tyre!

 

makarona-chiocciole

Penne: edhe keto jane makarona te shkurtra ne forme stilolapsi, edhe emri vjen pikerisht nga forma e tyre! Siperfaqa e tyre mund te jete me vija ose e lemuar! Ne baze te karakteristikes i gjeni nen emrin penne rigate (dmth me vija ne siperfaqe) ose penne lisce (dmth lisho ne siperfaqe). Preferoj me shume penne rigate pasi e mbajne sugon ne siperfaqe kurse penne righate jo vetem qe rreshqasin njera me tjetren por nuk kane fare aftesi te mbajne sugon ne siperfaqe.

makarona-penne

Farfalle: edhe keto makarona mbajne emrin e fromes qe kane: quhen flutura pasi kane formen e kraheve te fluturave! Ne fakt duken me shume si fjongo nga forma! Perdoren me sugo me baze panna ose me perime! Veshtir mund te shikosh kete lloj makaronash me sugo ragu!

heap of bow tie pasta

heap of bow tie pasta

Tashme mund te shohim makaronat qe perdoren per tu mbushur, kemi:

Cannelloni: jane makarona ne forme cilindri dhe perdoren per te gatuar makarona te mbushura ne furre! Nje recete tipike eshte cannelloni te mbushur me spinaq dhe gjize, por ka edhe shume mbushje te tjerta per keto lloj makaronash.

Lasagne: jane pete makaronash te cilat perdoren per te pergatitur lasanja te ndrysheme, lazanje bolonjeze ose lazanje me pesto. Jane te gateshme dhe para perdorjes u jepet nje vale pasi jane shume te thata!

Dhe se fundmi mund te shohim nje tip makarone per supe te cilat jane:

Stellette: makarona ne forme yjesh si dhe vete emri i tyre! Perdoren per te pergatitur supra me makarona te imeta fare! Duhet te ziejne pak se perndryshe behen brume dhe shume te medha!

makarona-stellette

Kalojme tani tek makaronat qe shiten te mbushura, kemi disa lloje tipesh te cilat ju mund ti pergatisni edhe vete ne shtepine tuaj. Jane pak te veshitira per tu bere por gjithesesi mund ti gjeni ato ne supermarket. Keto lloj makaronash perdoren me sugo te lehte dhe delikate pasi duhet te shijoni mbushjen e brendeshme dhe jo te mbuloni shijen me sugo te forta siper!

Tortellini: makarona te mbushura me proshute, me spek, me spinaq etj. Kjo lloj makarone ne pergjithesi sherbehet me leng mishi. Ne kete menyre do te shijoni sa me shume shijen e tyre dhe mbushjen.

makarona-tortellini

 

Tortelli: jane si makaronat tortellini por me te medha dhe ne forme katrore! Ne pergjithesi shebehen me gjalp te aromatizuar me erza si psh. sena!

makarona-tortelli

 

Mezzelune: jane makarona te mbushura ne forme gjysem hene dhe si tipet e meparshem perdoren me sugo sa me te lehte dhe delikate ose thjesht me gjalp!

makarona-mezzelune

Loading...

 

 


Lini një Përgjigje

Menu Title