Receta Gatimi

Byrek i hapur me lakra dhe djath

Loading...

Ne kete recete do te shohim nje menyre tjeter per te gatuar byrek! Kjo recete prezantohet me shume si nje torte e kripur, por nuk eshte gje tjeter vecse receta e nje byreku por i hapur me lakra dhe djath te bardhe.

Byrek i hapur me lakra dhe djath te bardhe

byrek-i-hapur-me-lakra byrek-i-hapur-me-lakra-2

Per kete recete ju duhen:

Loading...
  • nje pete e kripur e gateshme (ose e pergatitur vete)
  • 700gr lakra
  • 200gr djath i bardhe
  • 1 gote me qumesh
  • 1 veze
  • pak gjalp
  • pak vaj lulledjelli
  • kripe me preference

Veproni ne kete menyre:

  1. Merni lakrat dhe i lani ne uje te bollshem dhe me pas i vendosni te kullojne. Nderkoh merni nje tigan te madh ose tenxhere dhe e vendosni ne zjarr, shtoni nje fill vaj luledjelli dhe e lini te nzehet pake.
  2. Prisni lakrat ne copa te vogla dhe i hidhni tek tenxherja, i kaurdisni per vetem pak minuta sa te humbasin pake fare vellim dhe i hiqni. Ndizni furrin ne kete moment qe te ngrohet pak.
  3. Ne nje tas rrihni vezen, me pas shtoni te tasi djathin e bardhe te therrmuar me duar dhe ne fund shtoni goten me qumesht. Nese djathi nuk ka shume kripe shtoni pak per ta rregulluar.
  4. Merni nje tepsi te rrumbullakte dhe e ngrohni tek furra me pak gjalp. E nxirrni tepsine pasi gjalpi te kete shrire dhe e lyeni tepsine me gjalpin e shkrire.
  5. Shtroni peten tek tepsia, me pas merni lakrat dhe i hidhni tek tasi ku keni vezen me djath e qumesht, trazoni te gjithe perbersit bashke dhe i hidhni tek tepsia.
  6. Perthyeni anet e petes rreth e reth dhe vendosni byrekun e hapur nga larte ne furre per 35min. Pasi torta e kriupur te jete pjekur e hiqni nga furra dhe e lini te shplodhet per 15 min para se ta sherbeni.

Ju befte mire!


Lini një Përgjigje

Menu Title