Receta Gatimi

Brumi baze per pica

loading...

Ne kete recete do te shohim se si pergatitet brumi baze per pica. Ne kete menyre ju dini se si behet baza e pices dhe mund te pergatisni cdo lloj pice duke ndryshuar permbajtjen siper. Ne kete recete gatimi do te shohim si te gatuajme bazen e pices per 4 persona!

brumi-baze-per-pica

Per kete recete ju duhen:

  • 25gr maja birre
  • 1 maje luge kafeje me sheqer
  • 2 maja luge kafeje me kripe
  • 500gr miell te tipit 00
  • 2 luge kafeje me vaj ulliri

Per te pergatitur bazen e pices ndiqni udhezimet e meposhteme:

  1. Per te pergatitur brum per pica hapi i pare qe duhet te beni eshte te pergatisni majane ne kete menyre: merni nje gote uji dhe e mbushni deri ne gjysem me uje te vaket, shtoni majane e birres ne copa, shtoni sheqerin dhe trazoni deri sa majaja dhe sheqeri te ken shkrire, me pas merni 1 luge gjelle dhe e mbushni me miell dhe e shtoni tek gota dhe trazoni masen me shume energji deri sa te formoni nje brum te lengeshem. E mbuloni me pecete dhe e lini te vij per 30min.
  2. Merni miellin dhe e hidhni ne nje vend te hapur, formoni nje si mal me miell dhe hapni me dore majen duke formuar nje grope.
  3. Shtoni kripen siper miellit dhe ne mes shtoni masen e majase qe pergatitet me pare, shtoni edhe vajin.
  4. Duke shtuar 2ml uje ne qender ku ndodhet edhe majaja filloni te punoni brumin me majat e gishtave avash avash.
  5. Punoni brumin deri sa te keni formuar nje mase homogjene e cila stakohet komplet nga baza ku po e punoni, ne kete moment duhet te punoni akoma me shume me duar brumin per 15 minuta.
  6. Merni brumin qe sapo formuat dhe beni nje top e vendosni ne nje tepsi dhe me nje thike formoni nje kryq siper ne menyre te tille qe kur brumi te vij te kete me shume siperfaqe per tu shtuar volumi.
  7. Sperkateni brumin me pak fare miell siper dhe mbulopni me nje pecete te lagesht siper dhe lini te vij per gati dy ore.
  8. Kur brumi i peces te jete gati e ndani ne 4 topa dhe formoni bazat e picave me nje lartesi me pak se 1cm. Vendosni siper cfare te deshironi dhe i piqni picat ne furre per gati 8-10 minuta.

Ju befte mire!

VOTO KETE RECETE ME YJE
recipe image
Emri i recetes
Baze per pica
Publikuar me
Koha e pergatitjes
Koha e pjekjes
Koha totale
Rezultati i votave
31star1star1stargraygray Based on 249 Review(s)

Lini nje koment

Menu Title